Bandat kriminale me kamera për të kontrolluar rrugët në Shkodër

Policia ka çmontuar 21 kamera në rrugët dhe shtyllat elektrike të Shkodrës. Ato ishin vendosur për të kuptuar lëvizjet e bluve. Kamerat e vendosura pa leje nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacionit për lëvizjet e policisë.

Nga të gjitha kamerat, 8 prej tyre ishin instaluar në vende dhe sheshe publike. Pjesa tjetër ishte në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës. 13 të tjera u gjetën në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Prokuroria vijon hetimet për identifikimin e personave që i kanë vendosur dhe arsyet e këtij veprimi.

About Redaksia

Check Also

Pas Donald Lu, Trump largon edhe Yuri Kim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të largojë dy ish-ambasadorët që goditën liderin e opozitës …

Leave a Reply