Berisha: Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve!

Sali Berisha, deklaroi në fjalën e tij në 32-vjetorin e themelimit të PD në Durrës se, kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve. Ai tha se, Rama do t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do ‘lumturojë’ sërish pensionistët.

“E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët.

Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro.

Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.

Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro.

Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve.

Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë.

Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Yuri Kim ka pasur akte korrpusioni në Shqipëri! Kam dokumenta nëse do të hetohet

Kreu i PD, Sali Berisha foli edhe për zëvendësimin e ish-ambasadores së ShBA në Tiranë, …

Leave a Reply