Berisha: Revolucioni ynë në vitin ‘90 u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në 32-vjetorin e themelimit të PD në Durrës, tha se, revolucioni ynë u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare. Ai tha se, në dhjetor të vitit 1990, ambasadat ishin të mbyllura se po meremetoheshin, ishte vetëm një ambasador, ai i Hungarisë.

“Ky revolucioni ishte i fundit në revolucionet e vendeve komuniste, por përsëri u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare.

Në dhjetor të vitit 1990, ambasadat ishin të mbyllura se po meremetoheshin. Ishte vetëm një ambasador, ai i Hungarisë.

Ne kishim vetëm idealet tona demokratike, vuajtjet e tmerrshme të të përndjekurve dhe të burgosurve politikë. Por këto nuk penguan që të ngriheshim fuqishëm ndaj një regjimi që ishte i dobësuar, por përsëri siç mund ta dini shumë prej jush, vriste pa mëshirë, të rinjtë në kufinjtë e Shqipërisë.

Jo vetëm i vriste, por u kthye në praktikat e viteve ’50, ku zvarriste kufomat e viktimave për të ushtruar terror te qytetarët. Për të dëshmuar fytyrën e vërtetë.

Por revolucioni ynë nuk ndalet. Me një vendosmëri absolute, demokratët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, vazhduan betejën e tyre, derisa përzunë me votën e lirë, diktaturën më staliniste të Europës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autostrada e parë që do inagurohet do jetë Shkodër-Milot-Tiranë

Premtimi i Berishës në Shkodër Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë …

Leave a Reply