Berisha: Sot jemi në një revolucion të dytë! Të punojmë për fitoren e Igli Carës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në 32-vjetorin e themelimit të PD në Durrës tha se, sot jemi në një revolucion të dytë. Ai u bëri thirrje demokratëve që të punojnë për fitoren e Igli Carës.

“Jemi në një revolucion të dytë. Kemi lirinë dhe idealet tona.

Si misionarë, ne jemi të pamposhtur. Të vetmit që i hyjnë detit në këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi.

Sot na duhet më shumë se kurrë, të jemi në protestë, të jemi në fushatë, të jemi kudo. Të vazhdojmë betejën tonë për të përmbysur këtë monizëm të urryer të Edi Ramës.

Asgjë nuk na ndalon ne. Sot jemi më të fuqishëm se kurrë.

Ndaj sot ju ftoj që të vazhdojmë këtë betejë të një rëndësie të jashtëzakonshme për kombin dhe vendin.

Të punojmë për fitoren e Igli Carës, për fitoren e Durrësit.

Mbyllini sytë për një moment, çfarë na del përpara, beton dhe vetëm beton, mafie dhe vetëm mafie.

Po kush do fitojë, ajo apo ne? Ne do fitojmë.

Sot e vetmja shpresë jemi ne dhe kjo është gjëja e jashtëzakonshme. Kjo na mbush me frymëzim, na mbush me energji, na shumëfishon forcën për të justifikuar këtë besim të jashtëzakonshëm.

Ndaj të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me qytetarët.

T’i lëmë ata që kanë vënë veten në dispozicion të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply