Shkodra monitorohej me kamera sigurie 24 orë me radhë.Këto kamera nuk i kontrollonte policia, por elementët kriminalë në kryeqendrën e veriut.
Plot 21 kamera ishin vendosur në kryqëzime, rrugë dhe rrethrrotullime të qytetit.
Përmes këtyre kamerave monitoroheshin lëvizjet e shërbimeve të policisë, por edhe grupet rivale.
Kamerat që shihni në këto pamje ishin pa lejen e autoriteteve, ndërsa vetë policia tha se ato i përkisnin grupeve kriminale dhe qëllimi ishte të monitoronin lëvizjet e uniformave blu.
Kamerat ishin të vendosura në shtyllat elektrike ndërsa disa prej tyre ishin vedosur në pikat kyçe si aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit.
Gjithashtu ato ishin të lidhura me aplikacione celulare, që u mundësonin grupeve kriminale që të ishin një hap para policisë edhe në lëvizje.
Deri në këto momente policia ka gjetur kamerat por jo poseduesit e tyre, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo praktiktë është e shpërndarë edhe në zonat e tjera.