Alibeaj si “kërpërata”, Paloka: Përjashtimi i 4 deputetëve, lojë e Alibeajt me Ramën

Deputeti i PD, Edi Paloka e cilësoi lojë mes Ramës dhe Alibeajt atë që ndodhi me përjashtimin e 4 deputetëve të PD.

Në një intervistë për Euronews Albania, Paloka u shpreh se i ashtuquajturi përjashtimi ishte maska e fundit që hoqi Alibeaj në bashkëpunimin e tij me Ramën. Sipas tij, opozita e vërtetë është ajo në selinë e PD dhe në krah të Sali Berishës.

“Ai përjashtim nuk ka asnjë vlerë juridike pasi ata deputetë nuk e njohin Alibeajn. Ramës i intereson një opozitë false e blerë, si ‘kërpërata’ për të arritur qëllimet. I ashtuquajturi përjashtim vlen vetëm për Ramën. Ai është një akt qesharak, por serioz nëse hyjmë në nivelet e lojës së Alibeajt me Ramën.

Rama e di që mund të triumfojë vetëm nëse ka njerëz që blihen ose hanë presionin e tij”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Noka: Ron Yefet është pjesë e skemës mafioze, Rama e solli për punët e pista! KAYO po përdoret për trafik armësh!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të forta ndaj Edi Rama …

Leave a Reply