Nga Hysni SHARRA
Përmbyllëm me sukses takimet me anëtarët dhe simpatizantët e PD, në 5 rajonet e qytetit të Vlorës, së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj dhe me Kryetarin e Degës, z. Atird Hoxha në prezantimin tim si kandidaturë e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Në të gjithë takimet u vu re një angazhim maksimal i strukturave dhe një motivim mjaft i lartë për t’i sjellë fitoren Partisë Demokratike në Bashkinë Vlorë dhe në Qarkun e Vlorës.
Personalisht, por edhe stafi elektoral u angazhuam për një fushatë moderne e civile, ku ne qender të saj do të jetë çdo qytetar.
Theksova gjithashtu se gjëja e parë që do të bejmë do të jetë kthimi i identitetit historik të Vlorës me Sheshin e Flamurit dhe sheshin përpara Bashkisë.
Programi dhe vizioni që ne kemi për qytetin e Vlorës, perspektivën, zhvillimin dhe të ardhmen, do të jetë mjeti që do na çojë drejt suksesit.
Nga ana ime u bë e qartë se fitorja jonë synon në radhë te parë te çlirojë e të shpëtojë socialistët nga makthi rilindas që i ka mbytur prej gati 10 vjetësh, nga shantazhi për vendin e punës e për bukën e gojës e në radhë të dytë të rikthejë institucionin e Bashkisë të marrë peng nga pushteti vendor 26-vjeçar socialist te qytetarët.
Së bashku për fitoren!
#tërikthejmëbashkinëteqytetarët #tëshpëtojmëhistorinëeVlorës
#Vloraepara
#besoj