Balla tregon pazarin e rradhës me Alibeajn: Japim Avokatin e Popullit, marrim amnistinë fiskale

Taulant Balla ka rrëfyer një tjetër pazar me Enkelejd Alibeajn për të clin ai ka shpresë se do të realizohet në javët e ardhshme. Sipas Ballës bëhet fjalë për një shkëmbim votash në Parlament. Balla paralajmëron se do ti japë votat Alibeajt për Avokatin e Popullit dhe si këmbim do të marrë votat për të miratuar ligjin për amnistinë fiskale që pastron paratë e krimit dhe për të dy ligjet duhen 84 vota.

“Amnistia fiskale do miratohet brenda këtij sesioni”, teksa tha se ky ligj ka disa procedura qe duhen ndjekur dhe nuk deklaroi nese ai do miratohet para zgjedhjeve lokale te 14 majit.

I pyetur nëse i ka PS 84 votat që duhet për miratimin e tij, Balla se mazhoranca do dialogojë për t’i siguruar votat.

“Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme të fuqishme që është Amnistia Fiskale apo edhe ligje të tjera të rëndësishme. Kuvendi i ka votat për të miratuar çdo ligj, unë nuk mendoj që është korrekte që të shprehem sot se deputetet e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnistinë fiskale. Ligji i bën mirë ekonomisë së vendit. Mos u nxitoni se nuk janë votat. Ligji për amnistinë nuk bëhet me procedurë të përshpejtuar. E rëndësishme që do të miratohet në këtë sesion.

Avokati i Popullit kërkon 84 vota. As ne nuk i kemi votat për ta zgjedhur e sikurse do dialogojmë për të siguruar mbështetjen për ligjin për Amistinë Fiskale e njëjta duhet të ndodhë dhe nga krahu tjetër për të siguruar votat për Avokatin e Popullit”, u shpreh ndër të tjera Balla.

Ky projektligj i qeverisë është kundërshtuar nga opozita, ndërsa kundër kanë dalë edhe institucionet ndërkombëtare, pasi sipas tyre do të shërbejë për të pastruar paratë e krimit të organizuar.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply