Presidenti sot ka rastin që të shprehet qartë për genocidin serb në Kosovë

Nga Tritan SHEHU

Presidenti sot ka rastin që të shprehet. Sot Presidenti do të dekorojë Walker, 24 vite nga masakra e Reçakut. Shumë mirë kjo, thellësisht e merituar!

Por, a do të kërkojë Presidenti që Rezoluta jonë për njohjen e dënimin e genocidit serb në Kosovë, mos të vazhdojë të censurohet nga regjimi?!

Që Kuvendi ynë ta njohë, dënojë atë gjenocid, sepse fytyra e atij genocidi u shpalos para botës me atë masakër që Walker me kurajo denoncoi, ndërsa prej një viti “Rama & Co” nuk lejojnë të futet në Kuvend, kërkesa jonë për debat, për njohjen dhe dënimin e genocidit serb në Kosovë të cilin edhe Serbia vet duhet ta pranojë e dënojë – e rëndësishme kjo për stabilitetin e rajonit.

Pa dyshim, janë kërkesat e Vuçiçit që nuk lejojnë hapjen e atij debati edhe në parlamentin tonë. Ndërsa dje, Walker i përmendi direkt Vuçiçin me Millosheviçin si censuruesit e atëhershëm të së vërtetës për atë masakër, pjesë ajo e genocidit serb.

Vuçiçi vazhdon të njëjtat përpjekje! Kjo është e kuptueshme, sepse Ministër i Propagandës së Millosheviçit ka qenë ai, por që ai të komandojë edhe Kuvendin e Shqipërisë, kjo është antikombëtare, anti-Kosovë, ndesh me interesat e rajonit, e rrezikshme!

Prandaj i bëj thirrje Presidentit që sot, me rastin e dekorimit të Walker, të shprehet qartësisht për genocidin serb në Kosovë; të theksojë domosdoshmërinë e njohjes e dënimit të tij nga Kuvendi i Shqipërisë; t’i kërkojë Serbisë të bëjë të njëjtën gjë, ashtu si ia ka kërkuar Parlamenti Europian.

Kjo do t’i jepte më shumë vlera edhe dekorimit të figurës madhore të Walker sepse Walker i hoqi para botës petët atij genocidi, duke e quajtur ate me emrin real: Genocid dhe vetëm genocid!

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply