Nga Redin HAFIZI
Gjenerali Carlo Alberto dalla Chiesa ka thene: “Per sa kohe nje tesere partie ka me shume rendesi se Shteti, nuk do te arrijme kurre te luftojme mafien”. Ne nje vend si Italia e atyre viteve kishte drejtesi qe luftonte ashper perballe padrejtesise. Ne ate kohe vertet mafia bashkepunonte me shtetin, por drejtesia ishte e pavarur.
Tani jemi ne kushtet kur nje manipulator nderkombetar si Soros kthehet ne zedhenes te ideologjise globaliste, te nje kupole si ajo e mafies, por qe tashme vetequhet elite. Kjo kupole synon qe te eleminoje shtetin duke e zevendesuar me mafien duke eleminuar drejtesine ne emer te reformimit te drejtesise, te vendose regjimin e nje shoqerie te korruptuar ne emer te luftes kunder korrupsionit, te vendose skllaverine moderne ne emer te luftes kunder diskriminimit.
Ne nje sistem demokratik te tipit Amerikan, nje shoqeri e se drejtes eshte kur njerezit e lire kerkojne te arrijne lumturine duke u mbeshtetur tek aftesite personale, tek normaliteti dhe natyra e gjerave. Pra ne nje sistem te vertete demokratik, te tipit Amerika merita eshte forca levizese e shoqerise.
Perballe ketij sistemi te se drejtes, ne Shqiperi ka dhjete vjet qe sundon regjimi i “Rilindjes”. Ky eshte nje sistem kunder vlerave dhe nje sistemi te se drejtes, nje sistem kunder demokracise Amerikane, por qe ushqehet dhe bazohet pikerisht ne nje fasade shumengjyreshe me nje propagande te mirefinancuar ku cdo dite puthadoret e zyrave flasin per vlera Demokratike dhe betohen ne emer te Amerikes. Per regjimin rilindas te Shqiperise, nje sistem i se drejtes ngrihet ne baze te renditjes ne nje shoqeri viktimash duke imponuar individeve identitetin e grupit qe bazohet ne quota te gateshme apo standarte te krijuara nga nje mendje e nje sociopati si Edi Rama.
Regjimi rilindas nuk ben gje tjeter vec se i shpall lufte merites, ndalon garen dhe zhvlefteson dhunshem voten deri kur njerezit humbin komplet shpresen dhe largohen nga qelbersilleku i krijuar. Me pak fjale ne emer te rilindjes regjimi realizon vdekjen e nje kombi duke favorizuar thjesht nje shoqeri servilesh dhe sherbetoresh ku tradita dhe morali konsiderohen si e vjetra qe duhet te shembet. Ky model nuk lindi ne Shqiperi, por per hir te se vertetes ka nje tjeter sociopat nderkombetar qe po e injekton kete ku te mundet permes sherbetoreve te tij. Ky eshte George Soros qe permes financimeve te fshehura ne aktivitetin e fondacionit te tij kerkon te injektoje nje sistem te tille ne shoqerine Amerikane.
Eshte i njohur termi “Woke Regime” tashme ne politiken Amerikane kur diskutohet per ate qe perfaqeson nje pjese e mire e te majtes ne vend. Kuptimi i fjales eshte “zgjim”, pra zgjim i vemendjes ndaj padrejtesise dhe diskriminimit, por qe ne te vertete nen kete emer njihen individe ose organizata qe kerkojne t’i imponohen shoqerise ne menyre te dhunshme per ceshtje qe jo te gjithe bien dakord. Individet qe deklarohen se mbeshtesin zgjimin ne Amerike, ashtu si ata qe predikojne rilindjen ne Shqiperi jane vec mashtrues te mases se njerezve. Patjeter qe te tille ekzistojne edhe ne Amerike, por qytetaret dine te bejne dallimin dhe shpesh mbeshtetesit e kesaj rryme te zgjimit quhen te tille per te identifikuar mashtruesat permes emrave te kauzave.
Per Amerikanet eshte e qarte se sa me shume bertet se mbeshtet zgjimin aq me te medha jane shancet se je thjesht nje mashtrues qe kerkon te imponohesh shoqerise permes intimidimit dhe frikes. Nderkohe, nese shoqeria Amerikane eshte solide dhe i konsideron keto si fenomene kalimtare, ne Shqiperi shoqeria eshte e dobet, e korruptueshme dhe per shkak te varferise se tejskashme te individit ne shumice shoqeria Shqiptare eshte komplet e depersonalizuar. Regjimi i “Rilindjes” ka arritur qe te propagandoje identitetin e grupit dhe te eleminoje lirine e individit. Punonjes te shumte te administrates nuk bejne gje tjeter vec servilizmit qe sot eshte kthyer ne te vetmen performance qe kuotohet nga politika qe kontrollon administraten.
Servilizmi ka zevendesuar meriten dhe aftesine per te performuar ne Shqiperi. Kjo nuk eshte e rastesishme por eshte rezultat i nje ideologjie qe po u imponohet qytetareve permes praktikave te dhunshme ku shpesh ata vihen perpara zgjedhjeve te kryejne vetevrasje, te largohen nga vendi ose te pranojne depersonalizimin dhe rolin ne grupin e skllaverise moderne ne sherbim te se ashtuquajtures elite. Ne kete menyre ku me deshire apo me frike ne Shqiperi po krijohet nje shoqeri ku ceshtjet diskutohen ne grup dhe po ne grup duhet te bien dakort. Ne nje shoqeri te tille nuk ka nevoje per zgjedhje pasi individi duhet t’i nenshtrohet nje standarti te krijuar nga politika dhe te gjithe duhet te binden. Nuk kishte se si te mos perzgjidhej Rama ne krye te kesaj ushtrie te madhe puthadoresh qe i kane shpallur lufte cdo vlere dhe merite, dekurajojne garen dhe po synojne zhvleresimin deri ne zhdukje te votes.
Ne nje levizje te tille ne krye, ashtu si ne arenen globale, edhe ne skenen e vogel Shqiptare eshte perzgjedhur nje sociopath, qe per ata qe nuk e dine eshte nje individ me crregullime antisociale. E kush mund te shkaterroje nje shoqeri me mire se nje antivlere si Rama. Ai shquhet per mungese simpatie per te tjeret dhe shpesh kete e shpreh permes sjelljes impulsive. Rama ka inkurajuar krijimin e kesaj ushtrie puthadoresh dhe permes tyre kerkon me shume, te kontrolloje te gjithe permes kercenimit dhe sulmeve ne shume raste.
Megjithate ai mundohet qe te perdore edhe manipulimin apo joshjen permes favoreve te ndryshme. Pjesa me e madhe e mediave apo edhe komplet administrata jane vene ne sherbim te njeshit duke ndihmuar ne propagandimin e arritjeve te tij personale qe ndihmojne thjesht forcimin e pushtetit personal dhe diktatin e njeshit. Fatkeqesisht kjo ndodhi nen termin “Rilindja” ashtu si ne arenen globale po tentohet permes termit “Woke” ose ne Shqip “Zgjimi”. Ne te vertete behet fjale per nje kunderrevolucion global ndaj vlerave te demokracise Amerikane dhe qe fatkeqesisht ne Shqiperi ka patur shume sukses me vendosjen e nje regjimi puthadoresh. Kunderrevolucioni deshton kur deshmojme se revolucioni eshte ende gjalle dhe aktiv.