Berisha përkujton 555 vjetorin e Skënderbeut

Sot 555 vjetori i përjetësisë së Skënderbeut

Të dashur miq,

si sot 555 vjet më parë mbylli sytë përgjithmonë në Lezhë prijësi ynë i përjetshëm Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Me gjeninë e tij si strateg politik dhe ushtarak, guximin e tij epik me betejat e tij legjendare kundër Perandorisë Osmane, superfuqisë së kohës, Skënderbeu lartësoi në zenit emrin dhe veprën e tij, mbrojti lirinë e Kombit Shqiptar, por edhe civilizimin perëndimor. Për të gjitha këto Gjergj Kastrioti u përjetësua në identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe do mbetet përgjithmonë prijësi i përjetshëm i tyre!

Lavdi për jetë Gjergj Kastriotit-Skenderbeut! #sb

About Redaksia

Check Also

“Nuk mundem, kam 600 çështje…”/ Gjyqtari na tregon dështimin e reformës në drejtësi

BIRN Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e …

Leave a Reply