Deklarata e fortë e urodeputetit: Rrjetet e Sorosit po bëjnë korrupsionin në Bruksel

Eurodeputeti Balazs Hidveghi, komentoi në një intervistë skandalin e rëndë të korrupsionit në Parlamentin Europian.

Duke folur për atë që njihet si ‘Qatargate’, eurodeputeti hungarez tha se “Parlamenti Europian është shkëputur në mënyrë serioze nga elektorati dhe kontrolli i jashtëm”.

“Një makineri korrupsioni është ekspozuar, por nuk mund të pritet që krijuesit dhe përfituesit e këtij sistemi, ta çmontojnë vetë këtë makineri,” tha eurodeputeti i Fidesz.

Ai komentoi në këtë mënyrë një listë me 14 propozime nga presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola për të dalë nga kriza. “Në rastin më të mirë janë vetëm propozime joserioze vetëm për të gërvishtur sipërfaqen,” tha ai.

Eurodeputeti theksoi se ky korrupsion bëhet nga rrjetet e Sorosit në Bruksel.

“Duhet një analizë shumë më e thellë dhe duhet të ketë pasoja politike. Ne po shohim një rast klasik të blerjes së ndikimit politik, forca të jashtme që blejnë ndikim politik për shumë para, pjesërisht mes politikanëve, pjesërisht mes OJF-ve, brenda rrjetit Soros, por edhe në media. Kjo praktikë më pas futet në vendimmarrjen politike në Bruksel. Ky është problemi”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply