Kryetari i PD, Berisha u shpreh se, Sharra është minierë floriri e Ramës dhe Veliajt, bashkë kanë vjedhur 54 mln euro.
“Kompania e Ramës dhe Veliajt ka një kontratë për fushën e Sharrës. Aty thuhet se për çdo ton plehrash të depozituar në fushën e Sharrës, bashkitë do paguajnë 11 euro nëse ato nuk digjen dhe do paguajnë 29 euro në rast se ato digjen.
Prej gjashtë vitesh në fushën e Sharrës nuk është djegur asnjë kg pleh, bashkitë e Tiranës, qytetarët e Tiranës, paguajnë për çdo ton, jo 11, por 29 euro.
Çka do të thotë se 16 apo 17 euro, përfundojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ja se si Sharra është minierë floriri e Ramës dhe Erion Veliajt. Hetimi, investigimi i publikuar dje, faktonte në mënyrën më të pakundërshtueshme se plehrat, mbetjet jo vetëm nuk seleksionoheshin sipas natyrës së tyre, por groposen si 20 vite më parë, pa asnjë veçim, pa asnjë seleksionim, pa asnjë djegie.
Rama dhe Veliaj kanë vjedhur 54 milionë euro.
Pra, të gjitha plehrat që qytetarët i veçojnë në kosha, bashkohen dhe groposen si 20 vite më parë. Ky është një mashtrim, një vjedhje e paimagjinueshme”, tha Berisha.
