Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë legjenda e klubit të Tiranës

Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar, por në veçanti për klubin e Tiranës. Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, legjenda e skuadrës, Nuri Bylyku.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga miq dhe dashamirës të cilët i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Bylyku ka mbajtur shiritin e kapitenit, ka qenë trajner dhe drejtues i klubit bardheblu.

Ndërkohë, në ndër të tij do të mbahen homazhe nga ora 11:0-12:00 ambientet e stadiumit ‘Selman Stermasi’, ndërsa më pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply