Moggi: Rikthimi i Juventusit në Serie B është barcaletë!

Juventus është në pritje të një vendimi në lidhje me falsifikimin e bilanceve që ndikoi edhe në dorëheqjen e ish-presidentit Andrea Agnelli si dhe të besuarve të tij. Në Itali qarkullojnë shumë opsione në lidhje me dënimin e bardhezinjve ndërsa përmendet edhe një rikthim në Serie B.

Megjithatë, ish-drejtori i torinezëve, Luciano Moggi theksoi se një alternativë e tillë është barcaletë duke shtuar se maksimumi i dënimit do të jetë një zbritje prej 1 apo 2 pikësh.

“Maksimumi që rrezikon Juventus është zbritja e 1 apo 2 pikëve, por kjo historia që mund ta rikthejnë sërish në Serie B është një barcaletë. Agnelli? Familja është e veçantë dhe ata janë gati të shkojnë në “luftë”. Kur unë u largova nga klubi, avokati i shoqërisë negocioi dhe e dërgoi klubin në Serie B duke na fajësuar ne”, u shpreh Moggi.

About Redaksia

Check Also

Fitore e madhe e Kosovës në Suedi, blindon vendin e dytë dhe marshon drejt Botërorit

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku takohet me Suedinë. …

Leave a Reply