Berisha: PD fiton në 14 maj! Poll-et tregojnë se Rama dhe Veliaj po humbin!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv se PD do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 14 majit dhe do të fitojë bashkitë e rëndësishme.

Lideri i opozitës tha se veprimet e Ramës dhe Veliajt tregojnë se e dinë që do humbin. Berisha iu referua sondazheve duke theksuar se e nxerrin Veliajn humbës në Tiranë.

“Kandidatët e PD janë sot njerëzit më ballëhapur në betejën elektorale se kurrë më parë. Mediat i njohin. Fitore konsideroj votën e shumicës së shqiptarëve për forcën tonë politike, votën në qendrat më të rëndësishme të vendit. Ne kemi shanse shumë të mëdha. Nëse e shihni verbërinë me të cilën vepron Edi Rama tregon se po humbet. Kanë një tmerr të brendshëm. Shihni ç’po bën Erion Veliaj. Ai e di që është i humbur në Tiranë. Ka të gjitha poll-et që e tregojnë përtokë. Shqiptarët e shohin që ai mashtron për çdo gjë. Shpall tenderin më 19 dhjetor, e bën me mjetet e bashkisë dhe në datën 9 janar do të mbyllte tenderin me një kompani fiktive për të futur 470 mln lekë në xhep”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autostrada e parë që do inagurohet do jetë Shkodër-Milot-Tiranë

Premtimi i Berishës në Shkodër Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë …

Leave a Reply