Analisti nga Kosova: Nuk ka shqiptar që nuk beson se Belindi është më i mirë se Veliaj për Tiranën

Analisti i njohur, Berat Buzhala ka deklaruar se kandidati i opozitës Belind Këlliçi është kandidatura më e mirë se Erion Veliaj për të qeverisur Bashkinë e Tiranës.

“Nuk ka shqiptar që nuk beson se Belindi është më i mirë se Erion Veliaj për me qeveris Tiranën. Ju jo, unë po tregoj. Shqiptar neutral që nuk janë të lidhur me korrupsionin e Erionit në një formë apo në një tjetër”, u shpreh Buzhala në Top Story.

Kjo deklaratë ka acaruar të pranishmit në emision ku dallohet Iris Luarasi e cila e kundërshton, duke thënë se nuk e beson fare këtë deklaratë.

Këtë moment e ka hedhur në Facebook edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili ka vlerësuar gazetarin Buzhala.

“Dy Berat-a kemi. Një në UNESCO, tjetri gati me hy”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon protestuesit me gaz lotsjellës! Shpërthen revolta!

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve të opozitës të cilët pak më …

Leave a Reply