Arrestohet ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves

Dani Alves është arrestuar mëngjesin e sotëm nën akuzat për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë.

Policia spanjolle e arrestoi futbollistin dhe e dërguan pastaj në Gjykatë për ta marrë në pyetje pas akuzës së ngritur nga një grua, e cila pretendon se sulmi ndodhi në klubin ikonik “Sutton” në qytetin spanjoll.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës u dërgua në një stacion policie në lagjen Les Corts për të dhënë një deklaratë.

39-vjeçari, që tani aktivizohet te skuadra meksikane, UNAM Pumas, pranoi se kishte qenë në “Sutton”, më 30 dhjetor, kur ndodhi krimi i dyshuar seksual.

Në një intervistë televizive më herët, pasi ishin hapur hetimet, braziliani kishte deklaruar se është i pafajshëm.

“Unë nuk e di se kush është kjo zonjë. Nuk ia di emrin, nuk e njoh, nuk e kam parë kurrë në jetën time”, ishte shprehur Alves.

Dani Alves tani duhet të presë se cili do të jetë vendimi nga Gjykata, teksa mbetet të shihet edhe se cila do të jetë masa që do të ndërmerret tij.

About Redaksia

Check Also

“Rezultat i madh”, Ancelotti: Sakrifikuam, Guardiola: Nuk kam asnjë peng!

Reali theu një mitin në “Etihat”, ndërsa Ancelotti vendosi një tjetër rekord, kjo është hera …

Leave a Reply