Berisha paralajmëron Ramën: Do kesh fatin që meriton nëse prek logon dhe vulën e PD!

Kreu i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Edi Ramës të mos përpiqet të prekë flamurin, logon apo vulën e PD. Në fjalën e tij me rastin e 32 vjetorit të krijimit të PD në Elbasan, Berisha akuzoi Ramën se po ndalon regjistrimin e PD në gjykatë sepse e ka frikë PD dhe popullin opozitar.

“Nuk kemi menduar kurrë as të blejmë kryetarë opozite as të përpiqemi me makinacione të ulëta t’u marrim flamur logo e vulë, por i them këtu, do të kesh fatin që meriton nëse guxon t’i prekësh. Gjykata ia ka njohur PD-së. Ndalon regjistrimin e tyre se ke tmerr nga PD dhe populli opozitar. Bëhu gati të përballesh. Ne do fitojmë. Do marrim pjesë në zgjedhje”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Ministra, deputetë dhe kryetarë bashkie në burg, Rama: Një bie, mijëra të tjerë ngrihen!

Ministra, kryebashkiakë, ish-deputetë socialistë kanë përfunduar në burg, por kjo nuk mjafton që kryeministri Edi …

Leave a Reply