32- vjetori i PD Kurbin, Lalaj: Ta kthejmë PD në forcën e vetme shtetformuese dhe qeverisëse!

FJALA E KRYETARIT TË DEGËS LAÇ PRENG LALAJ

Të nderuar demokratë të Kurbinit, themelues, antarë dhe mbështetës të PD, miq dhe të ftuat, më lejoni që ti uroj mirëseardhjen në festën e 32- vjetorit të themelimit të PD dega Kurbin, liderit historik, kryetarit të PD, Prof. Dc. Sali Berisha!

I nderuar kryetari i PD, Zoti Sali Berisha, i nderuar Sekretar i Përgjithshëm i PD, z. Flamur Noka, është kënaqësi dhe nder për ne t’ju kemi këtu në mes nesh në Kurbinin e qëndrestarëve, demokratëve të vërtetë, të cilët në çdo moment, në ditët më të vështira, mbështetën e përkrahën pa asnjë rezervë PD.

Falenderim dhe mirënjohje të thellë të gjithë demokratëve, drejtuesve të degës, ish-kryetarëve te Bashkisë Kurbin, intelektualëve, të rinjve dhe të rejave që ishin gjithmonë krenaria dhe pararoja e Kurbinit!! Jemi sot këtu, në festën e demokratëve kurbinas që nuk ndalen, që si qëllim kanë t’ja bëjnë ditët më të shkurtra kësaj qeverie të kalbur nga vjedhja, droga, krimi, varfëria, poshtërimi, shkelja e dinjitetit njerëzor e largimit të shqiptarëve.

Të bashkojmë kontributet tona në besimin e pathyeshëm te liria, vota e lirë, në besimin se kauza jonë është e drejtë, se fitorja është e demokratëve!

Ta kthejmë PD në forcën e vetme shtetformuese dhe qeverisëse! Gëzuar 32-vjetorin e themelimit të PD!! Rroftë PD!

Rroftë Shqipëria!

Përpara me Profesor Doktor Sali Berishën!

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply