Berisha: Opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook tha se, opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim! Berisha tha se, shqiptarët do t’i përgjigjen Edi Ramës me të gjitha format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë.

“Opozita nuk ka fjalë dhe premtime pa fund. Opozita ka veprime. Po të ndjekësh procedurat, ato janë veprime për herë të parë në Shqipëri.

Opozita ka organizuar edhe protesta që kanë rezonuar në Shqipëri dhe mbarë Europën.
Por opozita e ka deklaruar se ky regjim nuk lejon votën e shqiptarëve.

Në këtë kontekst, opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim.
Kjo është një betejë për jetë a vdekje, për pluralizmin, për votën, për të gjitha.

Unë kam bindjen se shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë. Do i përgjigjen Edi Ramës me të gjitha format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply