Rama bllokon shtatoren në Tiranë/ Berisha: Nderim kujtimit dhe veprës së Presidentit Rugova

Kryetari i PD, Sali Berisha përkujton ish-Presidentin Ibrahim Rugova. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, si sot 17 vite më parë mbylli sytë përgjithmonë arkitekti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, Presidenti i pavdekshëm i saj, miku im i paharruar Dr.Ibrahim Rugova.

Gjithashtu Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me urdhër nga Beogradi bllokon prej 7 vitesh me rradhë vendosjen e shtatores së Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugovës në vendin e merituar në Tiranë.

Postimi i plotë

Nderim kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Presidentit Ibrahim Rugova!

Të dashur miq,

si sot 17 vite më parë mbylli sytë përgjithmonë  arkitekti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, Presidenti i pavdekshëm i saj, miku im i paharruar Dr.Ibrahim Rugova.

Sot në këtë 17 vjetor të ndarjes së tij nga jeta familja Rugova, miqtë, të afërmit dhe qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar, përulen me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme para veprës së Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova, shtetarit dhe politikanit gjeni e vizionar, themeluesit të Kosovës së lirë, të pavarur.

Të dashur miq, në një qëndrim antikombëtar Edi Rama me urdhër të Beogradit bllokon prej 7 vitesh me rradhë vendosjen e shtatores së Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugovës në vendin e merituar në Tiranë.

Ky akt anishqiptar i Edi Ramës ndaj njerit prej personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar në kohëra është dëshmi tjetër e vasalitetit të tij të shpifur ndaj serbomadhit Vuçiç.

Nderim për jetë kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Prof.Dr Ibrahim Rugovës. #sb

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …

Leave a Reply