Berisha: SHBA kërkoi të hetoheshin organizatorët e dhunës më 21 janar, Rama ka përgjegjësi penale

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, SHBA kërkoi të hetoheshin organizatorët e dhunës më 21 janar, Rama ka përgjegjësi penale. Berisha tha se, Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti SHBA, ka hetuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.

Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori, ndonëse u thirr për të dëshmuar.

Edi Ramën do e ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune.

Ai është faktuar si organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe janë dhënë dënimet e njohura deri më tani.

Por, meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde, hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë, dhe shko dëshmo për organizimin e puçit.

I solli si mish për top. Natyrisht, ngjarja është tragjike. Atëherë dhe sot, familjarët kanë ngushëllimet e mia.

Por manipulimi që bën Edi Rama për njerëzit që përdori si mish për top se donte të vinte në pushtet, është makabritet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Kryebashkiakia e Roskovecit zë një vend “nderi” në bandën elektorale të Ballukut

Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të …

Leave a Reply