Departamenti amerikan i Drejtësisë: McGonigal fshehu takimin me Ramën dhe pagesën 225 mijë dollarë

Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018 është arrestuar st në New York.

Zoti McGonigal dhe zoti Shestakov akuzohen për shkelje, si dhe për konspiracion për të shkelur Ligjin për Autorizimin për Emergjencat Ekonomike Ndërkombëtare, për konspiracion për pastrim parash dhe për pastrim parash. Zoti Shestakov akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme për FBI-në.

Zoti McGonigal u akuzua paralelisht në një gjykatë në kryeqytetin Uashington për fshehjen e 225 mijë dollarë pagesave që pati marrë nga një burim i jashtëm, person me të cilin pati udhëtuar së bashku në Evropë.

Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.

Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse gauckë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply