Pas suksesit të filmit “Avatar: The Path of Water”, James Cameron tashmë është i vetmi regjisor që ka grumbulluar më shumë se dy miliardë dollarë me tre filma, raporton TMZ.
Vazhdimi i shumëpritur i “Avatar”-it deri më tani ka fituar 2.024 miliardë dollarë, krahasuar me një buxhet të investuar prej 350 deri në 460 milionë dollarë. Dy filmat e tjerë të Cameron në listë përfshijnë vazhdimin e parë të vitit 2009, “Avatar”, i cili është fituesi më i madh i të gjitha kohërave me 2.923 miliardë dollarë dhe “Titanic” i vitit 1997, i cili fitoi 2.195 miliardë dollarë.
Përveç tre filmave të tij, vetëm tre të tjerë kanë kaluar shifrën e dy miliardë dollarëve dhe të gjithë janë Disney.
Bëhet fjalë për filmin “Avengers: Endgame” i vitit 2019, i cili fitoi 2.798 miliardë dollarë. Më pas është “Star Wars: Force Awakens” i vitit 2015, i cili fitoi 2.071 miliardë dollarë dhe i vitit 2018 “Avengers: Infinity War”, i cili fitoi 2.052 miliardë dollarë.
Duke kaluar 2 miliardë dollarë fundjavën e kaluar, “Avatar 2” tani është filmi i gjashtë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.