Erdogan ndryshon datën e zgjedhjeve, i afron me 14 maj

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj të këtij viti, pra në të njëjtën dite me ato të mbajtura në Shqipëri.

Në qytetin e Bursa-s, Erdogan mori pjesë në një program të organizuar nga organizatat rinore.

“Ndërsa shikojmë vizionin e rinisë sonë, ne shikojmë me shpresë edhe të ardhmen tonë”, tha Erdogan.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që Turqia të vazhdojë sukseset dhe progresin e saj.

“Kjo na kujton gjithashtu se duhet të punojmë më shumë dhe të luftojmë për të ndërtuar ‘Shekullin e Turqisë’ që do t’jua lëmë si trashëgimi. I jam mirënjohës Zotit që do të ecim krah për krah me ju, rinia jonë e nderuar që votoni për herë të parë, në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi ishin planifikuar më parë për 18 qershor, por u zhvendosën për 14 maj.

About Redaksia

Check Also

Konservatorët fitojnë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet në Kroaci

Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej …

Leave a Reply