Si i sajoi Ardi Veliu përgjimet imagjinare për 21 janarin dhe kush e tradhëtoi

Përgjimet e sajuara të 21 janarit janë servirur në media në mënyrë të kontrolluar nga Ardi Veliu, i cili për ta bërë më të besueshëm skenarin ja ka kaluar ato një gazetari. Po përse janë përgjimet të sajuara? Eshtë e qartë se regjimin në këtë rast e tradhëton mungesa e përgjimeve. Pra, thonë se ka përgjime, por nuk paraqesin asnjë regjistrim.

Kryertari i PD, Sali Berisha nuk beson se audio-përgjimi, që gazetari Artan Hoxha pretendon të jetë komunikimi i Gardës në 21 Janar, është autentik. Sipas Berishës, pas këtij përgjimi, qëndron Ardi Veliu, drejtues i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili më parë është akuzuar për manipulime të ngjashme në vendngjarje kriminale.

I pyetur gjatë një konference për mediat për urdhrat që gazetari Artan Hoxha thotë se janë në përgjim, Berisha thotë se ky është një makabritet që Rama e bën me familjarët e viktimave.

“Së pari, që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje. Por të them këtu, i takon mediave t’i thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë një… disa tabela shkrimi që paraqiten si audio-përgjim, që nuk u paraqit kund audio. Por dëshmoi qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim. Njëlloj si shiriti i 21 Janari që u tha se Berisha ishte implikuar në problemin e hidrocentralit. Gjithçka është krijesë e Ardi Veliut.

21 Janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekje për grusht shteti, marrje pushteti me dhunë nga ata që unë e kam denoncuar me kohë. SHBA insistoi me të madhe në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës. Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori megjiothëse u thirr për të dëshmuar. Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune. Ai është i faktuar si organizator për mënryën më të dhunshme. Pjesa e atyre gardistëve u hetua nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës, është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare dhe u dhanë dënimet e njohura deri tani.

Por meqënëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them: Lëri ato!. Hajde hiq imunitetin se unë skam imunitet dhe shko dëshmo për organizimin e puçit. I solli si mish për top. Natyrisht ngjarja është tragjike. Atëherë dhe sot familjarët kanë ngushëllimet e mia, por manipulimi që bën Edi Rama me njerëzit që solli mish për top, është makabritet” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply