Shkodra drejt katastrofës, rriten sipërfaqjet e përmbytura, dhjetëra banesa të rrethuara nga uji

Shkodra është një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet si pasojë e shkarkimeve të hidrocentraleve. Në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur gjatë natës me 60 hektarë. Në përditësimin e bashkisë thuhet se ka shkuar në 1400 hektarë sipërfaqja e tokës e përmbytur.

Në Oblika njoftohet se ujësjellësi është jashtë funksionit. Ndërkohë ka prezencë uji në oborre në 15 banesa në fshatin Obot. Momentalisht ka rënie të nivelit të ujit në lumenj e liqene.

Njoftimi

Situata në Bashkine Shkodër, në oren 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 5.85 ka rënie me 45 cm me orën 18.00 te datës 22.01.2023 (kuota max 7.50 m).

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunes) shënon 8.40 m ka rënie prej 10 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 (kuota max 8.70 m).

Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkine Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 të datës 22.01.2023.

Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 e datës 22.01.2023

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin ne oren 18.00 te datës 22.01.2023.

Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore.

Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqi, rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply