Zyrtarja e 500 mijë eurove e lirë, policët dhe drejtuesit marrin shpërblim për arrestimin e pastrueses

Komisariati nr.2 në kryeqytet ka marrë shpërblim për punën e mirë në lidhje me 500 mijë eurot që u vodhën nga pastruesja Rozeta Dobi në banesën e zyrtares Alda Klosi.

Rozeta Dobi akuzohet për vjedhjen e një shume të madhe parash në banesën e Klosit, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri. Ndërkohë policët dhe drejtuesit e këtij komisariati kanë marrë shpërblim për punë të mirë sa i takon këtij operacioni, që çoi pas hekurave përveç pastrueses dhe djalin e saj, Havier Dobi.

Alda Klosi vazhdon të jetë e lirë, ndërsa prokuroria thotë se po heton për burimin e të ardhurave, të cilat u vodhën nga Dobi.

About Redaksia

Check Also

Krerët e bandave kriminale të Durrësit dhe Elbasanit takohen me Agasin tek “Kodra e Kuajve”, emrat…

Takim i bandave të Elbasanit dhe Durrësit me koordinatorin e tyre Agasin! Të pranishëm Dako …

Leave a Reply