Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij. Ai tha se, ne do ngremë një komision hetimor parlamentar, do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA.
“Por, ajo që PD do merret, lidhet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme.
Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh.
SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij.
Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë.
Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse.
Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kryeministri i tyre është në hetim të përgjithshëm nga jo një, por disa vende”, tha Berisha.