Çështjet e pronësisë, gangrenë e shoqërisë shqiptare

Korab DRINI

Krimet në Shqipëri sot konsumohen për gjithfarë motivesh të ulëta – grindje banale, xhelozi, zënie rruge në trafik, një kompliment i lëshuar jo në kohën dhe vendin e duhur, një varëse e bukur, radioja e ndezur me zë të lartë, një “ça ke që shef”, (you name it).

Megjithatë, shumë, tepër shumë vrasje dhe lëndime ndodhin për pronat, shpronësimet dhe ripronësimet.

Ky institucion social dhe ekonomik themelor – prona – rrezikon të dëmtojë, si gangrenë, komunitetet, bashkëjetesën dhe rendin publik. Dhe rastet janë nga më fatalet.

Para disa ditësh në redaksinë e gazetës tonë erdhi Razie Pashnjari. Mbesa e dëshmorit Ramdan Deva, me bashkshortin e fëmijët prej afro 30 vitesh jetojnë e punojnë në Korfuz. Dhe me të ardhurat e kursyera që para 15 vitesh kanë blerë një tokë truall në Kamëz nga një pronar që e kishte përfituar atë nga ligji famëkeq 7501. Kishin ardhur kësaj here të mbyllnin dokumentat e pronësisë, por u larguan të kërcënuar nga djali i “pronarit” që ua kishte shitur, se “prona është e tija dhe jo e babait”, prandaj të mos i afrohen se do ta mbrojë edhe me gjak!!!

Një rast tjetër, edhe më brutal është ai i Riza Feratit, bir i një familjeje patriotike me origjine nga kalaja e Dodës. Por nëse të parët e tij kanë luftuar e përzënë serbin deri përtej kufijve të 1913-tës, atij i duhej të përballet me eksponnetë të krimit brenda vendit. Në harkun kohor të dy-tre viteve ai u kërcënua nga kriminelë të paidentifikuar me pretendimin se familja e tij u paska para borxh, që nga koha e blerjes së truallit ku dhe kanë ndërtuar banesën. Dhe si të mos mjaftonin kërcënimet me telefonata e të dërguar, mbi Rizain u ushtrua edhe dhunë verbale në vijimësi për një kohë të gjatë. Në këto kushte, para më shumë se katër vitesh ai detyrohet të lerë Shqipërinë e dashur dhe të larrohet ilegalisht për në Angli (Mbretëria e Bashkuar).

Si ky ka me dhjetra raste, kur të gjendur të pambrojtur nga shteti amë detyrohen të “braktisin” atdheun e tyre të shtrenjtë, duke ju drejtuar rrugëve pa kthim të emigracionit. E kështu Shqipëria po braktiset çdo ditë e më shumë, duke shkaktuar dhimbje, sidomos për veteranët e LANÇ e pasardhësit e tyre që e ndjejnë më shumë se kushdo këtë plagë të pashërueshme, shkak për të cilën në të shumtën e rasteve janë çështjet e pazgjidhura të pronësisë, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare.

About Redaksia

Check Also

BIRN: 106 miliardë lekë të inceneratorit të Tiranës kanë shkuar në drejtim të paditur

Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar …

Leave a Reply