Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, i bëri thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen e menjëhershme, pas zbulimit të skandalit me ish-shefin e FBI, Charles McGonigal.
Gjatë një konference urgjente për mediat, Berisha tha se opozita ka hyrë në betejën finale me Edi Ramën. Ai i kërkoi në mënyrë të prerë largimin e Ramës nga pushteti.
“Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm.
Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër.
Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit”, tha Berisha.