PD reagon pas dhunës ndaj gazetarit: Pasojë e gjuhës së politikanëve bullizues me në krye Edi Ramën

• PD reagon pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Elvis Hila: Pasojë e gjuhës së politikanëve bullizues, në krye të të cilëve qëndron Edi Rama.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO

Gazetari Elvis Hila është goditur dje për shkak të detyrës, siç e konfirmon edhe deklaratë e Policisë së Shtetit.

Partia Demokratike e dënon aktin e dhunës ndaj gazetarit dhe u kërkon organeve ligjzbatuese të ndalojnë autorët.

Vetëm duke kapur dhe ndëshkuar autorët apo porositësit e tyre, dora e atyre që guxojnë të godasin gazetarët, kur nuk u pëlqen diçka nga raportimi i së vërtetës, do të ndalet.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin për prirjen në rritje të dhunës apo abuzimit verbal ndaj punonjësve të medias, qofshin reporterë, fotoreporterë apo operatorë.

Ne besojmë se liria e shprehjes dhe e shpërndarjes së informacionit është e shenjtë për një shoqëri të lirë.

Ne dënojmë çdokënd që ngre dorën mbi ata që raportojnë lajmin, në kushte shpesh të pafavorshme, dhe u bëjmë thirrje policisë, gjykatave dhe organizatave të mbrojtjes së gazetarëve të kenë vëmendje dhe të ushtrojnë presionin mbi dhunuesit e Elvis Hilës apo të çdo kolegu apo kolegeje të tij.

Ne u kërkojmë politikanëve bullizues, në krye të të cilëve qëndron Edi Rama, t’i japin fund gjuhës agresive dhe negative ndaj gazetarëve.

Besojmë se është pikërisht kjo gjuhë që frymëzon guximin e atyre që ngritën dorë mbi Elvis Hilën apo të tjerë para tij.

 

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply