Rama nis në Dubai me avionin e tij personal Duçkën e skandalit të FBI

Dorian Duçka është një nga dy shqiptarët e përfshirë në dosjen e hetimeve ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal i cili u arrestua disa ditë më parë në Nju Jork.

Dorian Duçka prezantohe si personi “b” në dosje, një shtetas shqiptar i punësuar nga një kompani konglomerat energjie kineze qe vepronte si këshilltar informal i Kryeministrit të Shqipërisë.

Ndërsa personi “a” është Agron Neza. Personi A dhe personi B (Dorian Duçka) ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin”, thuhet në dosjen amerikane.

Sakaq nëpërmjet një postimi në Facebook, gazetari investigative, Artan Hoxha, bën me dije se Dorian Duçka është larguar paraditen e sotme drejt Dubait, ndërsa thotë se Duçka  është larguar me çarterin special “pa pagesë” te kryeministri, Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …

Leave a Reply