Tensione të larta në Kuvend, Berisha: Nuk shpëtoni dot nga ky skandal!

Tensione të larta u shënuan në seancën ku opozita kërkoi që të diskutohet për mega-skandalin e arrestimit të mikut të Edi Ramës, Charles McGonigal. Por kërkesa e opozitës u refuzua me forcat e kartonëve.

Megjithatë, kreu i opozitës, Sali Berisha vazhdoi transmetimin LIVE në median sociale nga foltorja e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se ka përjashtuar Berishën nga seanca. Por kreu opozitar vazhdoi fjalën e tij në foltore, ndërsa opozita mori kontrollin e seancës.

Kur Berisha i kërkoi Nikollës të përjashtojë Edi Ramën, deputetët e PD reaguan ashpër pas vijimit të seancës nga socialistët.

“Turp, turp, turp”, dëgjohen thirrjet në seancë.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në këtë séance, por kur opozita kërkoi që çështja e skandalit të vendosej në rend të ditës, mazhoranca përmes Lindita Nikollës dhe Taulant Ballës e mbrojtën me forcën e kartonëve. Ata nuk lejuan që skandali të diskutohej në Kuvend.

“Nuk shpëtoni dot nga kjo, ka interesa kombëtare kjo. Ju keni frikë, keni tmerr nga e vërteta!”, tha kreu i opozitës, Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply