Kryetarja e Degës së PD Mat, Denisa Vata ka reaguar sërish për skandalin e Landfillit fantazëm të Bashkisë Mat. Vata deklaroi para tre ditësh se, Landfilli i inauguruar tre muaj më parë nga Kryeministri Rama në Bashkinë Mat, është jashtë funksioni, pasi mbeturinat janë të hedhura në rrugë duke bllokuar madje dhe hyrjen për në gropën e depozitimit. Ndërkohë, sipas Vatës, sot bashkia ka dërguar makineritë për të pastruar rrugën, por asnjë makinë nuk është shkarkuar me mbetje brenda gropës.
Reagimi i Denisa Vatës
Kam denoncuar para tre ditësh Landfillin fantazëm të Bashkisë Mat. Sot kanë çuar makineritë dhe kanë pastruar rrugën. Landfilli ka kushtuar rreth 400 milion lekë të vjetra dhe është jashtë funksioni. Deri para tre ditësh asnjë makinë nuk është shkarkuar me mbetje brenda gropës.
Për më gjatë ndiqni videot.
p.s: Video e parë është bërë para 3 ditësh,video e dytë është bërë sonte.