Bandat sfidojnë policinë, si u vendosën kamerat e krimit në Durrës e Shijak

Dalin emrat e personave të akuzuar për vendosjen e kamerave të paligjshme në Durrës e Shijak si ndihmë për ushtrimin e aktivitetit kriminal. Mësohet se të gjithë të akuzuarit janë persona të skeduar nga policia dhe të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.

Për vendosjen e kamerave të paligjshme në Shijak akuzohen:

-Albert Muharremi, vëllai i Rrumit

-Xhulio Vora

-Astrit Balliu (Avdyli)

-Jasin Kala (Avdyli)

-Altin Avdyli

-Sajmir Gjepali

Ndërsa për Durrësin akuzohen: Plarent Dervishi dhe Dejvid Karaboja.

Sot në Durrës u finalizuar faza e katërt e planit operacional mbarëkombëtar. Kjo fazë u shtri në qytetet Durrës, Shijak dhe Krujë. Gjatë kësaj faze, policia çmontoi në Durrës, Shijak dhe Krujë, 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejtë në jetën private janë 8 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe proceduar shtetasit që kanë vendosur kamera në Nikël dhe në Krujë, si dhe për të zbardhur qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre. Kamerat e paautorizuara ishin vendosur në disa lagje të qyteteve në qarkun e Durrësit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e policisë.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply