Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh nga Mati se, duhet të bëhemi për betejën tonë finale, me çdo çmim, me çdo kusht, qytetarët duhet të votojnë të lirë. Berisha tha se, misioni ynë është largimi një minutë e më parë i Edi Ramës nga pushteti.
“Misioni ynë është largimi një minutë e më parë i Edi Ramës nga pushteti.
Ne, së shpejti kalojmë në betejën finale, kundër këtij armiku, i cili turpëron çdo vend, çdo njeriu, çdo qytetar.
Kundër këtij armiku, që zbaton parimet më të zeza ndaj kundërshtarit dhe opozitës.
Kundër këtij armiku të pabesë, të paskrupullt, që nuk ngurron t’i fusë thika edhe partnerit më kryesor strategjik të Shqipërisë.
Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu, çdo lloj vije të kuqe. Çdo ditë që qëndron është dënim, është haraç, është turp për çdo shqiptar.
Ndaj dhe të ngrihemi, t’i tregojmë botës se ne kurrë, korrupsioni nuk na mposht. Se ne kurrë fatkeqësia nuk na mposht. Se ne kurrë nuk pranojmë dhe nuk do pranojmë monizmin, përkundrazi do bëjmë gjithçka, çdo sakrificë që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë.
Ndaj të bëhemi për betejën tonë finale,me çdo çmim, me çdo kusht, qytetarët duhet të votojnë të lirë”, tha Berisha.