Dosja e McGonigal/ Noka: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda mes tyre

Flamur Noka lexoi një tjetër dokument që sipas tij i përket dosjes së ish-agjentit Charles McGonigal. I ftuar në “News24”, Noka tha se në atë shkresë deklarohet se FBI ka në dorë biseda të shkëmbyera mes McGonigal dhe Ramës. Ai tha gjithashtu se ish-agjenti ka përdorur dhe një celular të inkriptuar që zakonisht blihet nga grupet mafioze.

“Përfshirë këtu dhe jo vetëm kaq, celularët e-mailet, letrat, aplikacionet që ka përdorur Charkes McGonigal. Jo vetëm me të tjerët, por edhe me Agron Nezën, pastaj kalon në ….1,2,3,4. Zotërohnen bisedat dhe lidhjet me qeverinë e Shqipërisë, përfshirë këtu, por jo vetëm, edhe kryeministrin Edi Rama. Do kontrollohet dhe një aplikacion e telefon i inkriptuar që përdor mafia, këtë e thotë FBI. Këtu thuhet që ka edhe politikanë nga Bosnaj e Kosova, por nuk thuhet gjëkundi kryeministri i tyre, thuhet kryeministri i Shqipërisë”, tha Noka.

 

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply