Video/ Boçi denoncon prerjen e pishave dhe betonizimin e perlës së Elbasanit

Kandidati i PD për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka denoncuar masakrën natyrore që po ndodh në pyllin e Gjinarit, ku po prien pisha dhe po hidhet beton.

‘Stop çmendurisë shkatërruese të perlës natyrore të Elbasanit! Një nga perlat e natyrës së Elbasani, pse jo të Shqipërisë, “ditën me diell”, përpara syve dhe lotëve të shpirtit të banorëve po shkatërrohet, falë papërgjegjshmërisë së Bashkisë’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë

NDAL MASAKRËS NË GJINAR

📌“Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që raportin e sipërfaqes së pyjeve të prera me atë të pyjeve të mbjella e ka më të lartë se 1, çka bën që sipërfaqja e pyllëzuar ndër vite të ulet. Gjinari është bërë pre e kësaj masakre sot”

Këto janë një pjesë e fjalëve që më shkruante me shqetësim një banor i trevës së Gjinarit.

‼️Një nga perlat e natyrës së Elbasani, pse jo të Shqipërisë, “ditën me diell”, përpara syve dhe lotëve të shpirtit të banorëve po shkatërrohet, falë papërgjegjshmërisë së Bashkisë.

🌲Prerja e pishave dhe betonizimi po varrosin vlerat natyrore e turistike të pathëna të zonës!

Gjithçka për të çimentuar ca vota më shumë e ca interesa më shumë!

Një turp i papërshkruar me fjalë!

🚫Stop çmendurisë shkatërruese të perlës natyrore të Elbasanit!

Gjinari i përket Zotit e natyrës!

📌“Ai karakterizohet nga një reliev malor dhe nga një klimë e pasur me oksigjen dhe pikën më të lartë e arrin me malin e Bukanikut i cili është 1831 m mbi nivelin e detit. E veçanta e Gjinarit është se ai dallon për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër” – vijon të shkruajë me dashuri për Gjinarin, miku im!

E jo vetëm kaq!!!!

Është vendi i vetëm i cili plotëson paremetrat natyrorë evropianë të ndërtimit të pistave të skive.

✅Më 14 Maj masakra ndaj Gjinarit merr fund!!!!

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply