Drejtoria e Arsimit Durrës shpërndan aktivitetet politike të PS, Vokshi: Të shkarkohen menjëherë drejtuesit

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka denoncuar një skandal të Drejtorisë Rajonale e Arsimit Durrës. Vokshi shkruan në reagimin e saj se, Drejtoria Rajonale e Arsimit Durrës shpërndan aktivitet politike të Partisë Socialiste. Vokshi ka kërkuar të shkakrohen menjëherë Drejtuesit e #DRAP që postojnë aktivitete politike.

Postimi i Vokshit

#Shkelje flagrante e ligjit.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Durrës shpërndan aktivitet politike të Partisë Socialiste.

@eviskushi të shkarkohet!

Drejtuesit e #DRAP që postojnë aktivitete politike të shkarkohen menjëherë.

@kqzshqiperi të marrë menjëherë masa për Ministren Kushi dhe drejtuesit e Drejtorive arsimore.

#Politizimi i arsimit, #shantazhimi prej #patronazhistëve të Partisë shtet, kërcënimi me vendin e punës, janë arësyet pse sot #arsimi është në gjendjen me të keqe në të gjithë historinë e vet.

Fëmijët e të rinjtë meritojnë një sistem arsimor cilësor e të barabartë!

Drejtorët e shkollave, mësuesit të refuzojnë shpëndarjen e propagandës së Partisë Socialiste!! Të protestojnë për trajtimin me respekt e dinjitet, sic atyre ju takon!

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply