Rama tha nuk e njoh, por Agron Neza ishte i ftuar nderi i qeverisë më 15 shkurt 2022 (Video)

Ish-agjenti i Sigurimit të Shtetit, Agron Neza, një shqiptaro-amerikan me banim në Nju Xhersi, është një nder personat kyç në aferën që përfshin kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në aktakuzën e Departamentit të Drejtësisë, Agron Neza përshkruhet si Personi A, i cili i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-drejtuesit të lartë të FBI-së, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”. Agron Neza ka shoqëruar McGonigal në vizitat e tij në Shqipëri dhe Kosovë e po ashtu ka marrë pjesë në takimet që zyrtari i FBI-së ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.

Në daljen e tij të parë publike për këtë çështje, kryeministri Rama u mundua ta largonte veten nga njohja me Agron Nezën, me të cilin tha se nuk kishte pasur asnjë komunikim, dhe u përpoq që emrin e tij ta atashonte me Partinë Demokratike.

Por faktet tregojnë të kundërtën e asaj që thotë kryeministri Rama. Ish-sigurimsi Agron Neza, personi që i ka dorëzuar 225 mijë dollarë Charles McGonigal, ka qenë i ftuar nderi i qeverisë shqiptare në momentet nga më të rëndësishme për Shqipërinë.

Më 15 shkurt të vitit 2022, Agron Neza shfaqet në ceremoninë me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-se, ku folësi kryesor ishte kryeministri Edi Rama. Siç e shihni në pamjet e publikuara nga vetë kryeministri Rama, Agron Neza është në rreshtin e parë të të ftuarve.

Po kështu Agron Neza është i afërt me zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të kësaj partie në pushtetin vendor. Ai është shfaqur në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe kryetarit socialist të bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi me 23 shtator të vitit 2021, në ceremoninë e dhënies së medaljes “Mirënjohja e Tropojës”, Charles Mcgonigal.

Agron Neza dhe Charles Mcgonigal shfaqen edhe në një darkë miqësore me kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici, edhe ky përfaqesues i Partisë Socialiste.

 

About Redaksia

Check Also

Grabitet selia e PL, rrjeti i komunikimeve elektronike dhe…

Petrit VASILI Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e …

Leave a Reply