Bashkia Vlorë me tubot nëpër këmbë!

Nga Rezenbrik SERJANI

Jo vetëm rrugë të lëna rrugëve, periferi e njësi administrative të harruara, mijëra banorë pa shërbimet bazike (uji të pijshëm, infrastrukturë, kanalizime e ndriçim), njësoj si Kahandari apo Zanzibaret, por edhe tubot e ujësjellësave ëndërra, të tenderuara si të jenë prej floriri, po lihen rrugëve.

Prej muajsh, si të trumbetuara për rikualifikimin e ujësjellësit të lagjeve ku përfshihen zona e Bishtit të Kalldrëmit dhe rruga e Kuzum Babait ( Rruga 4 Heronjtë), investimi ka ndalur, në vend numëro.

Nuk dihet nëse do vazhdojë apo jo, nëse është anulluar, nëse ka ndonjë projekt mbi projekt apo nëse Bashkia po bën ndonjë eksperiment social me banorët ??!!!

Të papërgjegjshmit e Bashkisë, të paditurit e shejtanbudallenjtë Aktivistë, që bëhen copa e s’lën më premtime me shtrirje e zgjatime ujësjellësash sa herë ka vigjilje fushatash elektorale, ujësjellësin e lagjeve ku përfshihet zona e Bishtit te Kalldrëmit dhe rruga e Kuzum Babait( rruga 4 Heronjtë) e kanë lënë rrugëve, më keq seç kanë lënë rrugët e atyre zonave.

Paturpësisht prej muajsh tubot dhe gjithë materialet e projektuara për të qenë pjesë e atij projekti jetik për banorët e atyre zonave shtrihen mbi sipërfaqen e rrugës, si mall pa zot, të lëna në mëshirën e fatit.

Papërgjegjshmëria institucionale, gangrena e institucioneve vendore e qendrore në Vlorë, të mbushura me vegjetues Aktivistësh e Patronazhistësh, është në ditët e saj më të zeza.

Frymëzimi i tyre është vjedhja dhe tallja ndaj qytetarëve vlonjatë.

Ka ardhur koha që Bashkia me çdo grimcë institucioni nën përgjegjësinë e juridiksionin e saj tu kthehet qytetarëve vlonjatë. Kjo gangrenë poshtëruese institucionale, prej 26 vitesh, kërkon shërimin e votës së qytetarëve vlonjatë në 14 Maji.

Është koha që Bashkia t’iu kthehet qytetarëve !

Gangrena socialiste duhet lënë rrugëve !

About Redaksia

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …

Leave a Reply