Mark Ruskin, i inflitruari

Për 20 vjet ka qenë një agjent i FBI i specializuar në operacione nën mbulesë: është shtirur bos mafioz, trafikant, trader financiar. Tani është në pension dhe ka shkruar një autobiografi.

Në realitetin e agjentëve të FBI shpesh nuk e kanë fizikun e Johnny Depp, por ngjajnë më shumë me llogaritarë me pushime, me çantën në shpinë dhe këpucë komode për të ecur. Marc Ruskin, që për 20 vjet ka punuar nën koperturë për policinë federale amerikane, nuk përbën përjashtim. Në rrugë kalon pa u vënë re dhe është e vështirë të besosh se ka përjetuar shumë aventura. Nga ana tjetër, cilësia e tij më e madhe ka qenë gjithmonë ajo që nuk bie në sy. Jo më pak autobiografia e tij, e botuar në nëntor në Francë nga Hugo Doc, titullohet Kameleoni. Më zërin e ëmbël dhe të rrafshtë, sytë e kaltër, shikimin penetrues, fizikun e zhdërvjelltë dhe gishtat me gunga, Marc Ruskin nuk duket si bos, por nuk duhet të mashtrohesh nga pamja diskrete e tij. Ruskin, që tashmë është 68 vjeçar dhe është në pension, gjatë karrierës së tij i është dashur të interpretojë rolin e mafiozit, të trader financiar, të trafikantit të diamantëve, të falsifikatorit, të një agjenti sekret frrrancez dhe role të shumta të ndryshme. Ka pasur të paktën nja 10 identitetet të ndryshme. Ka bërë sërish më mirë se Donnie Brasco, protagonisti i një filmi me të njëjtin emër të interpretuar nga Johnny Depp dhe i frymëzuar nga historia e vërtetë e një agjenti të FBU i infiltruar bë mafien njujorkeze e viteve ‘70. Ruskin nuk është mimetizuar vetëm në mafie si heroi i atij filmi, por edhe në ambiente të tjera kriminale dhe në ndryshim nga Joe Pistone (agjenti i infiltruar si Donnie Brasco), që arrestoi njerëzit e njërës prej 5 familjeve më të mëdha mafioze të New York, shenja dalluese e Ruskin ka qenë gjithmonë larmia e roleve. Është shumë krenar, por pa u gëzuar shumë. Ka një banalitet të caktuar në heroizëm, si tek e keqja.

Amerikan, me origjinë franceze dhe argjentinase, Ruskin është një përzierje e çuditshme. Gjyshi nga nëna e la Alzacën për të bërë pasuri në Argjentinë duke punuar si përfaqësues. E ëma, e lindur në Buenos Aires, zgjodhi të studiojë në Paris, ku takoi bashkëshortin e ardhshëm, një amerikan që studionte për Mjekësi. Të dy u martuan dhe patën dy fëmijë: Marc Ruskin lindi më 1954 në Paris. Kur ishte i vogël, familja emigroi në New York. Në shtëpinë e tij flitej frëngjisht, në shkollë anglisht dhe gjatë pushimeve verore spanjisht, duke parë se kalonin çdo vit në Argjentinë. Përgjithësisht në FBI nuk ka profile kaq komzmopolite, edhe pse numërohen hispanikë dh italoamerikanë të ndryshëm. Vetëm në fund të karrierës, kur është zbuluar se Ruskin kishte shtetësi të dyfishtë franceze dhe amerikane, problemet administrative nuk kanë munguar, ashtu si pas martesësë së tij të fundit me një qytetare kineze. Por çfarë e ka shtyrë një fëmijë të elitës intelektuale njujorkeze të zgjedhë FBI? E thjeshtë: një sharm thuajse fëminor për policët. Megjithatë, me një nënë psikologe dhe një baba laik e të majtë, profili i tij nuk ishte ai i një rekruti tipik. “E kam dëshiruar gjithmonë, por mendoja se mund të ndodhte vetëm në filma”, rrëfen ai.

Kur ishte Hoover

Kur Ruskin hyri në FBI në 1985, agjencia nuk po kalonte momentin e saj më të mirë. Fundi i epokës së shënuar nga Edgar J. Hoover – babai i vërtetë i Federal Bureau of Investigation, që e drejtoi nga viti 1924 deri në vdekjen e tij në vitin 1972 – ishte mbushur nga skandalet dhe sjelljet antidemokratike. Sot Ruskin refuzon të japë një opinion të prerë mbi periudhën e Hoover dhe shton: “Nga njëra anë, qe ai që e bëri profesioniste FBI, duke marrë vetëm agjentë të diplomuar në Juridik apo në Kontabilitet dhe duke e çuar organikën nga 600 në më shumë se 10000 njerëz. Nga ana tjetër, është e vërtetë se metodat e tij qenë pak ortodokse dhe se betejat e tij qenë shpesh ideologjike, por nuk ka vepruar kurrë në emër të një pushteti politik dhe nuk është korruptuar kurrë”. Sipas Ruskin, aspektet pozitive të Hoover i tejkalojnë patjetër ato negative: “E bëri FBI një forcë të respektuar në të gjithë botën. Nuk ka një vend ku kjo sigël nuk njihet”. Për të FBI është si demokracia për Winston Churchill: “Forma më e keqe e qeverisjes, me përjashtim për të gjitha format e tjera që janë eksperimentuar deri më tani”. Një aspekt tjetër pozitiv sipas Ruskin është shpirti i kameratizmit tipik të FBI, që nuk është në CIA, ku mbretëron konkurrenca e brendshme dhe egocentrizmi. Përpara se të hynte në polici, Ruskin kishte studiuar Jurisprudencë dhe ishte bërë prokuror. Hyri të bëhej pjesë e prokurorit distrektual të New York në fundin e viteve ‘70: “Në atë kohë punoja bashkë me detektivët e FBI dhe e gjeja punën e tyre pasionante, ama vëreja se e kryenin shumë gabime procedurale. I kam thënë vetes se do të mund të bëja më mirë se ata, pasi e njihja mirë ligjin dhe kështu kam bërë kërkesën”. Kur kandidatura ime u pranua, u dërgova në Quantico të Virginia për një stërvitje 4 mujore që ngjante me një përzgjedhje tjetër.

Parentezë ekzotike

Pasi ka rrezikuar të skartohej në provën e gjuajtjes në shenjë, në fund Ruskin siguroi një pikaverazh dhe u dërgua në Puerto Rico, një ishull që gëzonte një formë autonomie në hijen e Shteteve të Bashkuara. Këtu qe përgjegjës për shumë arrestime, nga ato të personave në kërkim tek kriminelët lokalë, deri tek macheteros, terroristët separatistë e mbështetur nga Kuba. Pas kësaj paranteze ekzotike u kthye në New York dhe për herë të parë u përfshi në një operacion nën koperturë për të hetuar bashkë me agjentë të tjerë mbi disa paligjshmëri në Bursën e Wall Street. Sjellja si trader financiar nuk mjaftonte, duhej të bëhej vërtet i tillë. Operacioni dështoi, pasi Ruskin u njoh nga një ish koleg i Zyrës së Prokurorit Distrektual, që ndërkohë ishte bërë avokat në Wall Street. Por Ruskin arriti të vlerësohej pë kapacitetin e tij përshtatës. Nga viti 1980 e këtej vazhdoi të punojë nën koperturë. Nganjëherë për pak orë, duke marrë një rol dytësor në një operacion të madh, nganjëherë për muaj apo vite. Të qënit i infiltruar, shpjegon ish agjenti, nuk nënkupton të dish të gënjesh mirë, por të dish të jetosh në gënjeshtër dhe të besosh aq shumë tek “legjenda” jote sa të mos kesh nevojë më të gënjesh.

Në Shtetet e Bashkuara operacionet nën koperturë filluan të zhvillohen nga fundi i viteve ’60 dhe ’70, edhe pse Hoover nuk besonte shumë në këtë metodë, pas kishte frikë se mos agjentët përfshiheshin nga kriminelë duke i bërë bashkëpunëtorë në krim. Objektivi i parë qe ai i kërkimit të Weatherman, një organizatë antiimperialiste e majtë e rreshtuar kundër luftës në Vietnam dhe idhtare e nja 20 atentateve kundër ndërtesave federale, që nuk shkaktuat viktima. Por këto operacione qenë paksa të përafërta dhe shumë të rrezikshme, duke parë se nuk ekzistonte një metodë e mirëpërcaktuar: mendoni për filmin e Spike Lee, BlacKkKlansman, që rrëfen sesi në fundvitet ’70 një agjent zezak i FBI arrin ta kapë një lider të Ku Klux Klan duke përdorur thjesht telefonin. Ruskin përdori të njëjtën teknikë 25 vite më pas për të kapur aktivistët e Jewish Defense League, një grup ekstremist hebreaik i përfshirë në organizatat terroriste të Shteteve të Bashkuara. Kur Ruskin filloi të punojë si agjent, në gjysmën e dytë të viteve ‘80, lexonte biografitë e kolegëve në pension si manuale mbijetese dhe besonte në intuitën e tij. I ndodhte të bënte edhe dy misione njëherësh, të interpretonte viktimën e një mashtrimi dhe grabitqarin në një tjetër. Pasi ka kërkuar policë të korrputuar dhe mashtrues në fushën e sigurimeve, ndoshta infiltrohej në mafien kineze me një prej personazheve të tij të preferuar, Alex Perez, një kriminel përsëritës nga Florida me bishtkali dhe sjelljet prej mafiozi.

Midis viteve ’80 dhe ’90 për Ruskin dhe agjentët e tjerë nën koperturë në realitet vështirësia më e madhe ishte të arrinte të fshihte regjistruesin që shërbente për të siguruar prova të pakundërshtueshme kundër kriminelëve. Në atë kohë, Nagra – një regjistrues zviceran i cilësisë së lartë – ishte i madh sa katër kuti të mëdha shkrepsesh tën vendosura dy e nga dy. Krijimi i një “legjende” nuk ishte pjesa më e vështirë e punës. Interneti nuk mundësonte të njihej as e kaluara e të gjithëve, as të verifikohej autenticiteti i dokumentave dhe i diplomave, si dhe as të bëhej një kërkim i thelluar mbi fotot. Një departament i tërë i FBI merrej me backstopping, domethënë ndërtimin e një identiteti fals. Për të krijuar një “legjendë” të besueshme duheshin 6 muaj punë. Midis vrasjeve të ndërgjegjes së Ruskin është edhe të shikuarit e ndryshimit të punës së tij, gjithmonë e mbytur nga burokracia. Rregulli i famshëm i diktuar nga Hoover sipas të cilit një agjent i FBI nuk duhet të kalojë më shumë se 10% të kohës së tij të punës në zyrë nuk vlen më: puna administrative zinte tashmë 53% të kohës. I vjen keq që agjencia ia ka lënë të tjerëve luftën e trafikut të drogës apo të kërkimit të personave në kërkim për të zhvilluar shërbime të brendshme ndaj “luftës kundër terrorizmit” pas 11 shtatorit. Kjo bulimi administrative nuk është simptomë efikasiteti dhe Ruskin vëren me pakënaqësi sesi disa prej kontakteve të tij të çmuar të konsoliduar gjatë hetimeve nuk janë shfrytëzuar asnjëherë në luftën kundër terrorizimit. “Fajtore për neglizhencën, FBI ka harxhuar shumë raste”, vëren ashpërsisht në librin e tij. Ai nuk është kundra futjes së agjentëve të infiltrurar midis terroristëve, por beson shumë në përdorimin e burimeve të besuara të cilëve u jep favore në këmbim të informacioneve të çmuara: furnizues dokumentash false, trader financiarë, trafikantë armësh. “Është tek ata që duhet synuar kur je nën koperturë”, thotë ai.

Rreziqe të zanatit

Gjithmonë në aspektin e luftës kundër terrorizmit, në fundin e viti 2001 Ruskin u transferua për 3 muaj në ambasadën amerikane në Paris, ku siç e rrëfen vetë ai zbuloi se “autoritetet franceze nuk qenë të penguara nga vetë aparati kushtetues që mbron privatësinë në Shtetet e Bashkuara. Forcat franceze e antiterrorizmit kontrollonin në mënyrë permanente 70000 linja telefonike”. Gjatë karrierës së tij 4 agjentë nën koperturë janë vrarë, por rreziqet më të mëdha Ruskin thotë se i ka kaluar nga mungesa e përvojës apo neglizhenca e vetë kolegëve të tij. Një herë të vetme i ka ndodhur që i është dashur ta përdorë pistoletën dhe kjo kur nuk ishte në shërbim: në vitet e para të ‘2000 në Buenos Aires një person tentoi të vrasë dikë tjetër brenda një makine që udhëtonte përkrah të tijës dhe ai e ndaloi. Akoma sot, ky është kujtimi tij më i shëmtuar.

(nga Le Monde)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Në mjegulla tragjedish

Agim Xh. Deshnica Shekspiri mendueshëm ecën në muzg, Pelerinë e flokë supeve, era ia trazon. …

Leave a Reply