Djali i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një konferencë në Budapest, se miliarderi majtist, George Soros po shkatërron Izraelin nga brenda.
Yair Netanyahu, gazetar i njohur, tha se kritikat ndaj Soros nuk janë antisemitizëm.
Gjatë një paneli, ai theksoi se miliarderi po i shkakton shumë dëme Izraelit, të vetmit shtet hebre në botë.
Netanyahu tha se ai po e shkatërron shoqërinë izraelite nga brenda, duke financuar OJQ-të anti-hebreje dhe anti-zioniste.
Sipas tij, në botën perëndimore, por veçanërisht në Izrael, ka një dominim të medieve të majta, edhe pse një pjesë e madhe e popullsisë në Izrael janë konservatorë.
Duke iu referuar karrierës së tij si gazetar, ai tha se e majta është shumë mizore dhe demonizon këdo që shpreh pikëpamje konservatore.
“E djathta përfaqëson demokracinë e vërtetë”, tha Netanyahu i ri në këtë forum.