Drogë nga Shqipëria drejt Serbisë, arrestohet në Kosovë serbi me 107 kg marijuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb me 107 kilogramë marijuanë që po trafikonte nga Shqipëria.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë. Ndalimi u bë për shkak të dyshimeve se i njëjti kishte substancë narkotike,” thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës

Policia saktëson se në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marijuanë.

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/ Veliaj, 300 mijë euro kapar avokatëve amerikanë, Departamenti i Shtetit jep detajet…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore …

Leave a Reply