Një pyetje Ambasadores Yuri Kim

Bledi KASMI

Tek cila Amerikë do të duhet të besojmë zonja Ambasadore?
Tek Amerika e McGonical që merrte dosjet e sajuara nga Kryeministri i këtij vendi dhe më pas ja dërgonte në mënyrë private zyrtarit më të lartë të FBI që t^ vriste opozitën demokratike në emër të Amerikës?

Tek cila Amerikë duhet të besojmë zonja Ambasadore?
Tek ajo që zyrtari juaj i FBI sajonte dëshmitarë të rremë të dosjeve të rreme të Kryeministrit si në rastin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës që i gjente dhe paguante këta dëshmitarë duke i sjellë nga Europa, sipas dosjes po të FBI?

Tek cila Amerikë duhet të besojnë sot shqiptarët?
Tek ajo që këmbente vlerat e lirisë e demokracisë dhe vriste opozitën në këmbim të qindramijëra dollarëve dhe fushave të naftës?

Dikush duhet ta mbrojë imazhin e Amerikës zonja Ambasadore në këtë vend, dhe nëse ju nuk e bëni, ky është zhgënjimi më i madh i këtij kombi për Shtetet e Bashkuara sepse vërtet Amerikën nuk ka kush ta mbrojë sot në Shqipëri.

Ju nuk keni as guximin të na thoni se duhet të besojmë tek ato institucione që janë mbi këta individë, që janë turpi i Shteteve të Bashkuara dhe fakti që nuk e bëni këtë është mjaft komprometues për ju në sytë e opinionit pulik.

Ne nuk na duhen ambasadorët, ne na duhen Shtetet e Bashkuara, që kanë humbur prej vitesh në këtë vend në interesa të pista, por të cilat do ti gjejmë edhe pa ju.

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/ Veliaj, 300 mijë euro kapar avokatëve amerikanë, Departamenti i Shtetit jep detajet…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore …

Leave a Reply