Paloka: Ramën e këshilluan të mos flasë më, por heshtja nuk mund të zgjasë pa fund!

Nga Edi PALOKA

Ja si e ka inkriminuar veten Rama ne te vetmin reagim qe ka bere per skandalin e korruptimit te zyrtarit te FBI.

Ne deklaraten zyrtare te kryeministrise per kete ceshtje, Rama thote se zyrtari i FBI akuzohet per “marrje borxhi nga miku i vet”.

Ne fakt ne akt akuze behet fjale per 225 mije dollare te marre nga zyrtari i FBI prej Agron Nezes po askund nuk permendet ndonje “borxh”. Ku e di Rama qe ato paskan qene para te dhena “borxh” ?!?!

I vetmi qe ka folur per “borxh” ka qene vete Agron Neza i cili u kujdes te vere ne dukje se Rama nuk ka lidhje me 225 mije dollaret. Sipas Nezes nuk ka pse akuzohet Rama per nje marrdhenie private mes tij dhe Mc Gonigan…Po Rama vete pse merr persiper te percaktoje ne nje deklarate zyrtare te kryeministrise se cfare kane qene parate (225 mije dollaret) qe Neza i ka dhene zyrtarit te FBI ?! Ne se ato para qenkan thjeshte ceshtje e nje marrdhenieje private mes Nezes dhe Mc Gonigan pa asnje lidhje me Ramen, pse ky i fundit merr persiper te percaktoje se cfare perfaqesojne ato para ?!

Rama mashtron kur shkruan se akuza eshte per parate e marra “borxh” sepse edhe nje here e perseris, ne aktakuze nuk flitet per borxh. Pra Rama praktikisht ka marre persiper “mbrojtjen” e Nezes dhe Mc Gonigan lidhur me 225 mije dollaret. Pse duhej ta bente kete ?! Kete mbrojtje mund ta beje avokati i Nezes apo i Mc Gonigan kur te perballen me drejtesine po jo Rama qe thote se nuk ka asnje lidhje me kete ceshtje. E vetmja arsye eshte implikimi direkt i Rames . Sic lihet qartazi te kuptohet nga akt akuza ndaj zyrtarit te FBI dhe sic deklarojne te gjitha mediat me te medha e serioze te globit, 225 mije dollaret jane paguar me qellim qe ai zyrtar te perdoret kunder opozites shqiptare dhe per kete i interesuar eshte vetem nje njeri, Edvin Rama.

Pas kesaj gafe, duket se Ramen e keshilluan te mos flase me. Po sigurisht heshtja nuk mund te zgjase pa fund.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit tender 50 ditë para zgjedhjeve, shtron rrugët me asfalt elektoral

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, …

Leave a Reply