Hakerat sulmojnë “Air Albania”: Na jepni para! Keni kohë deri në 14 Shkurt

Kompania ajrore ‘Air Albania’ ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Sulmi ka nisur një ditë më parë dhe është i llojit ‘Data breach’, cënim i të dhënave me ‘ransomware’, i realizuar përmes Lockbit.

Grupi i hakerave i kanë vendosur kompanisë kusht për të paguar një shumë të konsiderueshme parash. Ky lloj sulmi konsiston në marrjen “peng” të të dhënave, përmes hakerimit të sistemeve të kompanisë, e cila më pas kërcënohet të paguajë një shumë parash në këmbim të rimarrjes së aksesit apo mospublikitmi të të dhënave.

Grupi i hakerave të “LockBit” raportohet se i ka kërkuar kompanisë të paguajë një shumë parash, që nuk është bërë publike mirëpo mësohet se i kanë vendosur datën 14 shkurt si afati i fundit për të paguar shumën. Në autoritetet përkatëse nuk është bërë asnjë denoncim për një sulm të tillë.

 

About Redaksia

Check Also

Vizita e mbajtur sekret/ Ministrja belge i kërkoi Ramës të kthejë në thesarin belg paratë e trafikantëve

Ministrja e Drejtësisë belge Annelies Verlinden shkoi në një mision në Shqipëri dhe Kosovë me …

Leave a Reply