Nga Alba KEPI
Linjezimi i menefregizmit, injorimit, justifikimit te te majteve ndaj cfare ka ndodhur ne nje dosje FBI qe ka mbushur mediat e agjensite nderkombetare te lajmeve me protagoniste KM e Shqiperise, eshte i frikshem e ne nivelin e nje diktature ku kush del nga rreshti i urdherit te diktatori shpallet armik e shantazhohet me ate cfare ruan databasi i patronazhisteve.
Nuk eshte nje ngjarje banale sic propaganda fejsbukiane po e qas ne keto ore me rrezikun qe te zhvishet nga serioziteti e pergjegjesia qe meriton.
Ceshtja Rama-Mc Gonigal nuk eshte nje histori banale dashnoresh o spiunesh, eshte nje mega skandal anti shqiptar e antiligjor qe duhet te pretendoi se pari reagimin pergjegjes te Partise ne pushtet, mazhorances ne parlament, te majteve te ndershem e besimtare te idealeve te tyre politike dhe te gjithe votuesve qe i kane dhene voten!
Me para te pista (se ato te ndershme nuk valixhohen pa fature) pushteti shqiptar i kesaj dekade glorifikon pavleren apo baltos e gropos kundershtaret!
Ky eshte antishqiptarizem qe orienton me thase lekesh pa fature, opinionin e zgjedhjen e shqiptareve.
Si nuk doli nje deputet nga e majta per te kerkuar thirrjen e nje komisioni hetimor parlamentar mbi cfare ka ndodhur?
Si nuk doli nje minister i kesaj qeverie te reagoi mbi nje llogaridhenie qe duhen te kishte te pakten te protokollizuar ne akte te sekretuar takime te tilla per te cilat duhej te ishte informuar qeveria.
I detyrueshem duhet te ishte ne keto ore reagimi i Ministrise se Jashtme, Ministrise se Brendshme, Ministrise se Drejtesise e vete Presidentit!
Kjo dosje eshte nje ceshtje qe zbardh nje komplot anti shqiptare, antikombetare me autore e protagoniste te regjistruar me emra ne nje dosje hetimore te nje prej agjensise me te rendesishme te intelligences boterore e qe shfaq se si me para llumi nga trafiqe qe kane betonizuar Shqiperine, manipulohen te verteta!
E papergjegjshme sjellja e kuturizmit informativ te shtetit shqiptar qe braktis e le vetem shqiptaret perballe ngjarjeve kaq te renda, me strategjine e qellimshme qe te shfajesohen me harresen e banalizimin komedian te rrjeteve sociale, pergjegjesite dhe aktoret shqiptare te ketij skandali!
E frikshme se si pas cdo skandali te saj, qeveria premton ngritje pagash, si nje kocke qe i hidhet kafshes per te mos u ankuar!